Ka nisur puna për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit, të premtuar nga Presidenti i Turqisë, Erdogan.
Gjatë një video të shpërndarë për mediat, kryeministri Edi Rama ka dhënë detajet rreth ndërtimit të këtij spitali duke thënë se do të administrohet për një periudhë të caktuar nga turqit ndërsa më pas do të kalojë tek stafi shqiptarë.
Më tej Rama ka shkruar se ky spital rajonal do të jetë njëkohësisht një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, duke u administruar e drejtuar në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojë e mësojnë krah për krah ekspertëve turq.
Postimi i Ramës:
Bashkia Fier – Nisim punën për Spitalin Rajonal, i cili do të ndërtohet me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe do të jetë njëkohësisht një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, duke u administruar e drejtuar në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë e mësojnë krah për krah ekspertëve turq, për ta marrë më pas të gjithë përgjegjësinë mbi supet e tyre?
Ky spital që do t’i shërbejë jo vetëm Fierit, do të jetë nga dita e parë pjesë e shërbimit tonë publik shëndetësor dhe natyrisht shërbimi do të jetë FALAS si në çdo spital publik të Shqipërisë?
#PunëJoGjumë
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...