Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetin social Facebook lidhur me ftesën si vend i nderit në panairin global të turizmit në Berlin.
Rama theksoi se Shqipërinë turistike e bën vetëm ata me Rilindjen Urbane, me një politikë të jashtme dinjitoze dhe me projekte të tjera.
“Merita e zotit për ftesën për Shqipërinë si vend nderi i panairit global të Berlinit për turizmin. Punët tona të mira janë meritë e zotit, ndërsa kur ka përmbytje siç ndodhin përjavë në Europë është faji im dhe i qeverisë. Lind pyetja kur na i fali zoti këtë vend të bekuar? Kur erdha unë në qeveri apo kur zoti bëri botën dhe vuri shqiptarët këtu? Meqë qenkemi njësoj, pse nuk vinin turistët përpara sesa të vinte PS në qeveri.
Meqë deti, mali, lumenjtë pse nuk na zinte njeri me gojë për këto bukuri që na ka falur zoti, por vetëm për plerat dhe tëra të zezat. Kush i bëri mediat e botës të flasin për Shqipërinë si destiancion turistik? Zoti? Pse u kujtua zoti vetëm vitet e fundit dhe nuk deshi t’ia dinte më përpara kur qeverisni ata që e bënë këtë vend zhele, katran me bojë në sytë e botës dhe që nuk iu hidhte sytë askush.
Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten dhe Shqipërinë turistike e bëmë ne dhe askush tjetër. Me Rilindjen Urbane dhe me një politikë të jashtme dinjitoze që e bënë Shqipërinë lajm të mirë. Kur Shqipëria ftohet si vendi i nderit në panairin e turizmit në Berlin është sepse kemi punuar për këtë ditë. Nuk jemi të gjithë njësoj, por jemi shumë më ndryshe, jemi vetë ndryshimi”./abcnews.al
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pa...
GO+ Peja transferon Daquan Bracey
“SHBA vazhdon të kryejë operacione në shkallë të gjerë në Ir...