Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka fluturuar drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së vitit akademik me ftesë të universitetit, Gabriele d’Annunzio të Chieti-t. Shefi i qeverisë është vlerësuar nga universiteti me titullin “Urdhri i Minervës”. Ai tha se ndihet i vlerësuar, ndërkohë nuk kurseu batutat kur tha se ai është i vetmi person në qeverinë e tij, që nuk ka titull akademik.
“Kur mora këtë mesazh, këtë ftese, mendova se ishte vetëm për të marrë pjesë në ceremoninë e vitit akademik. Pastaj, kur e kuptova se ishte më shumë, le të themi i zgjedhur, nga ky universitet me reputacion të madh për të qenë krah për krah me personalitete shumë të rëndësishme, që kishin marrë më parë këtë titull, u ndjeva pak në siklet. Sepse unë e them gjithmonë se jam i vetmi në qeverinë time që nuk kam kam një titull akademik, të gjithë e kanë”, tha ai.
Kryeministri nënvizoi sot përpjekjet e Shqipërisë, për të integruar programet e universiteteve me ato evropiane dhe italiane .
“Është një bashkëpunim që është intensifikuar kohët e fundit, sepse ne po përpiqemi që të mund të integrojmë universitetet tona sa më shumë në Shqipëri, programet tona me universitetet dhe programet evropiane dhe italiane kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne dhe vjen natyrshëm”, tha Rama. /abcnews
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten