Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe është larguar nga Kryesia e Kuvendit përpara mbërritjes së kryedemokratit Lulzim Basha dhe protestuesve për dorëzimin e mandateve.
Ndërkohë që protestuesit afroheshin, kryeministri Rama është larguar nga godina e Kryesise. Mësohet se kryeministri Edi Rama ndodhet në ambientet kryeministrisë pas largimit nga Kryesia e Kuvendit.
Eskorta e kryeministrit është larguar nga ambientet e godinës së Kryeministrisë pasi ka lënë Ramën në zyrë për të shmangur në këtë mënyrë çdo incident.
Një ditë më parë kryeparlamenti Gramoz Ruçi doli në një deklaratë për mediat ku njoftoi anulimin e seancës plenare, ndërsa tha se ndjek me shqetësim zhvillimet politike në vend./balkan web
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...