Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nderuar paraardhësin e tij Fatos Nano, në homazhet që po mbahen në Pallatin e Kongreseve për ish liderin historik të Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të donte me gjithë zemër që të ishte ditën e sotme në një darkë me Fatos Nanon.
Rama ka vlerësuar figurën e të ndjerit si dhe ka sulmuar të gjithë ata që e luftuan në jetën e tij politike ndërsa pas lajmit të ndarjes nga jeta të liderit historik, sipas kryeministrit, i “qëndisën” fjalë ngushëllimi.
“I thonë një fjale: vdis pa të të dua. Sa do të doja të uleshim sot në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, e ti kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve dhe personazheve të ndryshme, tër ç’u tha për ty qëkurse doli lajmi që ike përgjithnjë. Po sa të dashkan mor burrë i dheut. Edhe ata që nuk lanë rrota në kurriz pa të vënë. More deri te ata që kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që deshën të të vrasin në zyrë dhe që të thanë në fytyrë tër të zezat e gjuhës shqipe. Veç ta shihje si i kanë qendisur kaq bukur fjalët”, tha Rama.
“Plasja më vjen që sjemi sot në një darkë. Mua më duhet të rendis fjalët e një lamturire, të cilën nuk e imagjinova dot as pasi miku im Solis më shkroi se kishe hyre në koma. Mendova Xhoin që do vazhdonte të rrinte te koka edhe për sa vjet të tjerë që do të rrinte besnike e gjumit tënd. Nuk të mendoja ty të shtrirë në një arkmort. Ja që erdhi për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë që ti jap lamtumirën një paraardhësi, të parit kryeyar të familjes sonë”, tha Rama.
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...