Qeveria ka gati projektin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Lajmi bëhet I ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook, njofton se prezantimi i projektit do të bëhet ditën e nesërme në qytetin e Vlorës. “Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike”, shkruan kreu i qeverisë. Kryeministri Rama thotë se pas pas negociatave të tej zgjatura që në përfundim ishin të pasuksesshme, qeveria u angazhua drejtpërdrejtë në bërjen e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë që të mos humbej koha. /ABC News Albania 24/7
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj