Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka lënë anash inatet politike dhe po i bën thirrje opozitarëve që t’i bashkohen për të punuar së bashku për popullin, pas fatkeqësisë së tërmetit.
Në llogaritë e rrjeteve të tij sociale ai ftoi konkretisht edhe Lulzim Bashën, duke i thënë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë.
Këto janë postimet e tij:
“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete?Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka dhe mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike?”.
“@lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë ?. Unë jam gati ?”.
…”Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..” Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit”, ka shkruar ai.
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...