Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ka bërë ftëse për të gjithë admiruesit e artit të futbollit guardiolian.
Trofetë e fituara nga Manchester City, gjatë sezonit futbollistik 2022-2023, janë të vendosura në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrësit.
Vizita do të fillojë sot nga ora 13:00 deri në 19:00, në hollin e Kryeministrisë.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me ftesën dashamirëse për admiruesit e artit të futbollit guardiolian, që trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 (të cilat erdhën në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës), të vijnë po të duan t’i vizitojnë sot nga hyrja kryesore në hollin e Kryeministrisë, prej orës 13:00 deri 19:00, ju uroj një ditë të mbarë./Arbresh.info/
Osmani: Epopeja e Dukagjinit – kujtesë dhe testament i sakri...
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja