Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi deklaroi sot se Kosova e lirë është dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar dhe e qëndresës së një populli që nuk u dorëzua kurrë.
Në 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, Peleshi u shpreh se 24 marsi 1999 mbetet një nga datat më të rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajon.
“Ndërhyrja e NATO-s ndali dhunën dhe spastrimin etnik të pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar, duke hapur rrugën për liri dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Sot kujtojmë vendimin historik të Aleancës dhe sakrificën e popullit të Kosovës”, u shpreh ai.
Peleshi nderoi po ashtu të gjithë ata që vuajtën dhe luftuan për liri.
Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve strategjike ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi në Kosovë.
Ndërhyrja e NATO-s u pasua me vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë dhe praninë e forcave paqeruajtëse, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan