Edi Rama ka ftuar studentët dhe pedagogët për dialog në lidhje me kërkesat e tyre.
Kryeministri, Edi Rama ka shkruar sërish sot në rrjetin social “Facebook” teksa fton studentët dhe pedagogët për dialog në lidhje me kërkesat e tyre.
Shefi i qeverisë shkruan se do të jetë drejtpërdrejt në rrjetin social dhe për këtë ka ripërsëritur faktin se të gjithë studentët e interesuar janë të mirëpritur të diskutojnë për shqetësimin e tyre.
“MIRËMËNGJES ?dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë?”, shkruan Rama.
Protesta e studentëve vijon prej 6 ditësh para godinës së ministrisë së Arsimit, ndërsa ata kanë adresuar 8 shqetësime duke theksuar se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e tyre.
Gjithashtu përmes një shkrese zyrtare, studentët kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe tek kreu i qeverisë, Edi Rama si dhe tek kreu i legjislativit, Gramoz Ruçi.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...