Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se e sheh turizmin si të ardhmen e vendit dhe se Shqipëria do të shndërrohet në vendin me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor në 2030-ën.
Në një intervistë të publikuar sot por të kryer gjatë një fluturimi me avion nga Tirana drejt Kukësit me aeroplanin e kompanisë WizzAir disa ditë më parë, Rama ka shtuar se heqja e takës së kufirit do të ulë më tej çmimet e biletave të fluturimeve në vend.
Në intervistën e publikuar në faqen e tij në Facebook, Rama ka thënë se Aeroporti i Kukësit, përveç zhvillimit qe sjell në Shqipëri, ka një rëndësi të veçantë rajonale duke shërbyer edhe për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Rama ka thënë gjithashtu se përveç Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet edhe Aeroporti i Vlorës, që siç u shpreh Kryeministri, me shumë gjasa mund të jetë edhe më i madh se Aeroporti “Nënë Tereza”.
Po kështu, edhe Saranda do të ketë një aeroport që do të jetë vetëm sezonal, ka shtuar Rama.
Enrique paralajmëron para ndeshjes me Chelsean: Motivimi i t...
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...