Kryeministri Edi Rama me anë të një video mesazhi, ka falenderuar shqiptarët për rezistencën e treguar në këtë vit të vështirë, ku u përballën me tërmetin dhe më pas me pandeminë globale të covid-19.
Rama shkruan se kjo rezistencë e popullit shqiptarë i jep energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
#FALEMINDERIT?
Në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me #RESPEKT e #MIRËNJOHJE ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në këtë përballje të pashoqe❤️??
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...