Teksa po shkon drejt përfundimit edhe procesi i numërimit të votave të diasporës nga zgjedhjet e 11 majit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar mëngjesin e sotëm të gjithë shqiptarët që votuan për herë të parë nga jashtë vendit.
Në një postim në rrjetet sociale Facebook, Rama tha se shqiptarët e diasporës e bënë fitoren në këto zgjedhje më domethënëse, teksa premtoi se do jenë më të përkushtuar për Shqipërinë 2030.
“Mirëmëngjes dhe me një falënderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat, po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë!” shkruan Rama, krahas videos shoqëruese nga takimet që zhvilloi me diasporën.
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...