Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar efektivët e Forcave të Armatosura për angazhimin e tyre në përballjen e situatës së shkaktuar nga zjarri.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se nga efektivët e Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, janë shuar 10 vatra zjarri, duke shmangur dëmet në gjithë territorin e vendit, shkruan Arbresh.info.
“Falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, 10 vatra zjarri janë shuar me përkushtim e profesionalizëm të lartë, duke shmangur dëme të mëdha në të gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Faleminderit 100 efektivëve të Forcave të Armatosura”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...