Nga Brukseli, kyeministri Edi Rama ka folur për një “mallkim Ballkanas”, virusi i të cilit është ngjitur edhe në “organizmin” e Shqipërisë.
Në edicionin e 18 të Samitit të Politikave për Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se është e habitshme sesi kur Ballkani është keq, BE-ja është mirë dhe kur vendet e Ballkanit bëhen më mirë, BE-ja nuk është në formën e saj më të “shëndetshme”. Por nga ana tjetër, kryeministri ka deklaruar hapur se Shqipëria do të “martohet” me BE-në dhe të “divorcohet” përfundimisht nga e kaluara e saj.
“Kur BE ishte në formën e saj më të mirë, ne ishim në formën më të keqe, tani që jemi në formën më të mirë, BE-ja jo se është në formën më të keqe, por po shkon në këtë drejtim. Ndoshta ne kemi një shans për t’u divorcuar përfundimisht me të shkuarën dhe të martohemi me një union të shkëlqyer, i cili na thotë se do të martohemi por nuk na thotë se kur. Në qoftë se nuk do të ndodhë shpejt, do të na ndihmojë të rritemi në mënyrë të shëndoshë”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...