Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë theksoi se synohet që të përmbyllet procesi i negociatave në fund të vitit 2027, duke shtuar se do të jetë “rekordi i rekordeve”.
“Të futesh në BE do të thotë të kesh bërë një shtet me institucione që funksionojnë. Në atë rrugë jemi, atë po bëjmë, prandaj nuk bëhej fjalë fare deri 10 vite më parë, pasi nuk ishim shtet por ishim një rrumpallë”, u shpreh Rama.
“Nuk ka rëndësi kur më mbaron mandati mua, rëndësi ka të mbyllim negociatat në 2027 dhe në 11 maj të gjithë duhet të fokusohen tek negociatat dhe jo tek partitë, për të mos pasur asnjë ditë të humbur me negociatat. 1000 vetë punojnë për negociatat, janë 40 skuadra që punojnë për negociatat në të gjithë rrafshin e punëve të shtetit. Ata duhet të garantojnë që negociatat mbyllen në vitin 2027 dhe ne duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë që të mbyllim negociatat. PS është forca e duhur në vendin e duhur, në kohën e duhur, siç ishte PD në ’92, forca e duhur në kohën e duhur. Për të mbyllur historinë e një sistemi dhe për të hapur historinë e re të Shqipërisë me votën e shqiptarëve”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se vota e 11 majit është për interesin e Shqipërisë, jo për interesa partiake. Rama theksoi se PS duhet të marrë një mandat të fortë që procesi i integrimit të mos ketë luhatje.
“Kur ne bëmë këshillimin e gjerë 65 mijë prindër dhe mësues, 95% thanë: “Të mbyllet”. 95% e prindërve dhe mësuesve nuk janë socialistë. Thamë të mbyllet, sepse fëmijët i vumë para politikës, interesit, i vumë para tifozllëkut partiak, fiks ky është 11 maji, interesi i Shqipërisë është para interesit partiak. Që do të marrë Partia Socialiste 71 mandate, do t’i marrë, por çështja është që të marrë një mandat të fortë, që mos të ketë asnjë luhatje procesi, që mos t’i dalë njeri përpara negociatave, mos t’i dalë njeri përpara BE-së”, tha Rama./atsh.al
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...