Kryeministri Edi Rama në pritjen e 60 respiratorëve të rinj që iu shtuan sistemit shëndetësor falë NATO e SHBA, u bëri apel qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm në luftën ndaj covid, ndërsa një thirrje të veçantë e ati ndaj pronarëve të restoranteve dhe lokaleve.
Ai tha se kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda deri në mbylljen e tyre dhe gjobave, në rast mos zbatimi të rregullave.
“Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën më covid, dua t’ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohem atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiracionit dhe thashethemeve.
Atyre që kanë restorante, bare të mos e përqeshin rrezikun të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptimin tonë e ta marrin si dobësi. Të mos vënë në rrezik njerëzit. ka protokolle ku janë të përcaktuara rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë, por a është kjo ajo që duam?
A duan të kontribojnë në mbylljen e lokali, të marrin goditje marramendëse financiare , për shfrytëzimin e ca metrave katror më shumë për ca lekë më shumë”, tha Rama./tch
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit