Gjatë forumit të Ballkanit Perëndimor, “Miqtë e Europës”, që është duke u mbajtur në Brukesl, Kryeministri Rama u shpreh se pa ndihmën e Bashkimit Europian, Shqipëria nuk do të mundte të realizonte reformat që po kryhen në vend.
“Anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk duhet të kthehet në iluzion. Pa ndihmën e BE nuk do bëheshin dhe reformat që po kryejmë. Reforma në drejtësi, sepse ne duam të jemi pjesë e familjes europiane”, u shpreh Kryeministri.
Rama tha më tej se pas shumë dekadash konflikte, situata në Ballkan është e re. “Unë shpresoj se shtetet anëtare do të pajtohen me BE. Ne e duam BE-në në formë të mirë, që ne të përfitojmë maksimalisht nga ky sinkronizim formash”.
I pyetur se cila është ëndrra e BE brenda rajonit, Rama u shpreh: “Ëndrra e BE është të jemi pjesë e familjes me rregulla të qarta, ku gjithkush respekton rregullat, shtetin e së drejtës, për të pasur shtet dhe institucione të forta. Kjo ka të bëjë me të qënit pjesë e një familje që përfaqëson vlera unike”, tha Kryeministri./Top Channel/
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë