Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në mëngjesin e së enjtes ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në Aeroportin e Kukësit.
Rama përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në punimet që po bëhen në kantierin e Aeroportit të Kukësit, terminali i ri për pasagjerët po merr formën e saj duke u bërë zgjatja e zgjerimit të pistës.
Ai po ashtu theksoi se Aeroporti i Kukësit po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian (BE).
“Dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit të verilindjes e Evropian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...