Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen në një ditë në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Sipas tij, ky aeroport ka zëvë kreun e aeroporteve të rajonit duke kapërcyer Beogradin, shkruan Arbresh.info.
“Mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen në një ditë në Aeroportin “Nënë Tereza”, i cili përveçse e ka nxjerrë qysh prej vitit të shkuar Shqipërinë në krye të klasifikimit të Agjencisë Europiane të Transportit Ajror, për rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve krahasuar me vitin para pandemisë, tanimë ka zënë kreun e aeroporteve të rajonit duke kapërcyer Beogradin, aeroportin me traditën më të madhe në rajon për numër fluturimesh e pasagjerësh dhe duke tejkaluar me disa vite, çdo parashikim në këtë aspekt të planit tonë #Shqipëria2030?? kampione e Ballkanit në Turizëm”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin