Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se rritja ekonomike në vend është gjithëpërfshirëse.
Në një diskutim me banorët e njësisë 2 në Tiranë për buxhetin, Rama u shpreh se do të jepen 1.7 miliardë euro për pensionistët deri në fund të mandatit, si dhe nënvizoi se do jepet bonusi në fundvit.
“Nga ana tjetër, më vjen mirë se na jepet mundësia që duke folur për buxhetin e Tiranës, të flasim edhe për buxhetin kombëtar. Kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë, rritjen e mbështetjes reale për pensionistët, që faktikisht do të zënë pjesën kryesore në financimin e shtetit në mandatin e 4. Mbështetja ekstra për pensionet do të shkojnë në shifrën 1.7 miliardë euro. Ky moment është moment që e përmbush atë që ka qenë ambicia jonë kryesore. FMN u shpreh me nota pozitive për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Fakti që sot edhe pensionistët përfshihen në këtë ambicie, është fakt që edhe mua më lehtëson në lidhje me pensionistët. Bonusi i fundvitit do të jepet ekzaktësisht siç është dhënë vitin e kaluar, duke filluar në muajin dhjetor. Vitin e ardhshëm, do fillojmë nga janari mbështetjen për pensionistët”, theksoi ai./abcnews.al
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...