Kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Robert Rakipllari, të martën, deklaroi se Sandër Lleshi nuk do të jetë ministër i Brendshëm, por një ndihmës i kryeministrit.
Rakipllari u shpreh në emisionin “Opinion”, se do të jetë një ministër i Brendshëm formalisht, pasi është një personazh që nuk ka fuqi politike.
Për Rakipllarin, Lleshi është një figurë me integritet, akademik me një profil shumë të mirë, por që nuk mund të jetë dot ministër i Brendshëm i vendit.
Rakipllari: Ai do jetë ministër i Brendshëm formalisht. Ai është një personazh që nuk ka fuqi politike. Sandër Lleshi është një person me integritet dhe katolik është akademik. Ka një profil shumë të mirë. Ai nuk mund të jetë dot ministër, pasi ministër është kryeministri. Përgjegjësinë për Ministrinë e Brendshme do e ketë nga kryeministri.
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...