E këtë kohë me diell vlonjatët nuk e kanë shfrytëzuar vetëm për shëtitje buzë detit.
Disa qytetarë mesa duket nuk i kanë rezistuar dallgëve e janë futur në det, duke e festuar më së miri ardhjen e pranverës.
Një shëtitje në lungomare, një kafe buzë lokaleve të shumta përgjatë bregdetit por edhe foto të shumta, është ajo çfarë kanë preferuar qytetarët e tjerë të bëjnë sot në Vlorë. Dielli i ngrohtë i ka ndihmuar të kalojnë një të diel ndryshe.
Qytetarë të shumtë kanë preferuar të shijojnë në maksimum gjithçka ka ofruar kjo ditë e bukur me diell. Por janë edhe disa të tjerë, që veç shëtitjes apo shijimit të një kafeje, kërkojnë edhe ndonjë aktivitet më shumë.Dielli dhe deti i ofruan vlonjatëve një fundjavë të këndshme pas ditëve të shumta me temperatura të ulëta.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin