Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar me tone të ashpra pas publikimit nga kryeministri Rama të fytyrave të prindërve të minorenes nga Kavaja, e cila ra pre e përdhunimit të 8 shokëve të saj të klasës.
Zhupa shkruan se ky është një përdhunim shtetëror nga ana e ministres Spiropali.
“Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave pas idiotësisë që ” ngjarje te tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma”. Kjo qeveri ska turp!
Elisa ka kaluar pertej cdo imagjinate per te bere te vetmen gje qe bën kjo mazhorance qe eshte propaganda. Eshte kriminale te perdoresh fatkeqesinë, dhimbjen e prinderve per te mbuluar pergjegjesinë e kesaj qeverie ne zbatimin e ligjit dhe mos trajtimin me pergjegjshmeri te ngjarjes se Kavajës.
E pakonceptueshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mos respekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti.
Dje tv kombëtare nuk shfaqen emra, as fytyra për mos ta bërë dramën edhe më të madhe. Sot Elisa bën vizitoren e paskrupullt që kërkon të shlyej idiotësinë e saj me fatin e keq të një familje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror”, shkruan Zhupa.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe