Qeveria e Shqipërisë shton ne listën e festave kombëtare, Ditën e Alfabetit, 22 nëntorin. Vendimi u bë me dije nga ministri për Europen dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, këtë të mërkurë.
Shpallja e Ditës së Alfabetit si festë kombëtare zyrtare u njoftua nga kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë samitit të Diasporës në nëntor 2023.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri Hasani njoftoi në deklaratën për media, se Këshilli i Ministrave do t’i propozojë Kuvendit shpalljen e kësaj feste zyrtare.
“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e ditës së alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë.
22 Nëntori specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, që janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe i bashkon gjuha”, tha ministri i Jashtëm Igli Hasani/euronews.al
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...