Nga veriu në jug të Shqipërisë, gjatë sezonit turistik qendrat shëndetësore verore kanë trajtuar 83. 800 pushues, të cilët kanë shfaqur probleme të ndryshme me shëndetin, si luhatje të tensionit, gjendje lipotimie, apo pickimet nga gjallesat në plazhe, por, jo vetëm.
36 qendrat verore, të stacionuar në bregdet dhe në zonat e tjera turistike të vendit, qëndruan të hapura nga 1 qershori deri më 30 shtator të 2025.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fale punës së mjekëve, infermierëve dhe teknikëve, janë trajtuar në kohë të shpejtë pushuesit vendas dhe të huaj, që kanë shfaqur probleme shëndetësore në temperaturat e nxehta ekstreme të verës.
Në shërbimin 24 orë të qendrave shëndetësore ndaj qytetarëve, ekipi mjekësor ka kryer rreth 78 mijë vizita mjekësore, dhe mbi 14 mijë mjekime e ndërhyrje mikrokirurgjikale.
Shtimi i numrit të vizitorëve nga viti në vit solli dhe hapjen e tre Qendrave të reja shëndetësore lëvizëse si në vendet e shumëvizituar nga qytetarët si pranë Kishës së Laçit, Qafa e Pazarit, te Kalaja e Gjirokastrës dhe pranë Kalasë së Beratit./abcnews.al
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale