Bashkimi Evropian ka propozuar krijimin e një qendre për të forcuar sigurinë në Detin e Zi, duke mbledhur informacion nga shumë vende për të monitoruar më ngushtë këtë rajon strategjikisht të rëndësishëm.
Sipas një dokumenti të BE-së, Reuters raporton se qendra do të themelohet në afat të shkurter dhe “me një ndjesi prioriteti për shkak të luftës agresive ruse”.
Ky veprim vjen ndërsa zyrtarët evropianë paralajmërojnë për një kërcënim të vazhdueshëm nga Rusia dhe me thellim të shqetësimeve brenda BE-së për rreziqet ndaj infrastrukturës nënujore.
Bëhet e ditur se qendra do të përdorë kontributet nga vendet e Detit të Zi dhe ato të BE-së dhe do të “forcojë njohuritë situacionale detare dhe ndarjen e informacionit mbi Detin e Zi, monitorimin në kohë reale nga hapësira deri në fundin e detit, si dhe paralajmërimin e hershëm.”
Tutje, në këtë propozim të Komisionit Evropian, njoftohet se qendra do të përfshijë monitorimin e kabllove nënujore, instalimeve jashtë bregdetit dhe operacioneve të energjisë nga gazi dhe era. Ndërsa, bëhet e ditur se do të funksionojë duke përdorur sensorë nënujor, anije me pilotim të largët dhe dronë survejimi.
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...