Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.
Uniformat blu të Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit te sotëm, në lagjen “Misto Mame”.
Sipas policisë, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Misto Mame”, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte), i cili ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...