Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja për këmbim valutor pa licencë në Tiranë

18:55 | 22 Shkurt 2026
E.G

Policia e Shtetit njoftoi sot se Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ka finalizuar operacionin policor të koduar “Bilanci”, duke goditur aktivitetin e paligjshëm të këmbimit valutor.

Gjatë kontrollit në subjektin në administrim të shtetases G. T., 49 vjeçe, banuese në Tiranë, u konstatua se ajo ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara.

Si rezultat i veprimeve procedurale, shtetasja G. T. u arrestua në flagrancë. Nga operacioni u sekuestruan rreth 40 000 euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 000 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit thekson se vijon punën për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare./atsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme