Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 48-vjeçare, pasi akuzohet për mashtrim.
Siç bëhet me dije, në pranga është vënë Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.
48-vjeçarja prezantohej si punonjëse e Interpolit dhe u premtonte personave të ndryshëm viza amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro.
Nëpërmjet mashtrimit, mësohet se Stojani u ka marrë 2 personave, 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane, por i ka mashtruar.
Për këta, ata kanë bërë kallëzim, ku është bërë e mundur edhe arrestimi i 48-vjeçares.
Blutë e Lezhës bëjnë me dije se po hetohet nëse ka raste të tjera që kanë rënë pre e mashtrimit të 48-vjeçares që hiqej si punonjëse e Interpolit.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...