Gjykata e Beratit caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë, për inxhinierin e pyjeve Karafil Bregu, i arrestuar nga Policia pas vdekjes së punëtorit Shkëlqim Metkaj, gjatë punës për prerjen e një lisi shekullor!
Kjo kohë sipas Gjykatës duhet të shfrytëzohet nga prokuroria për plotësimin e dosjes hetimore për ngjarjen e rëndë.
Zyrtari akuzohet se nuk kishte marrë masat e mbrojtjes për punëtorët si dhe nuk ka qënë prezent gjatë punës kur ndodhi aksidenti fatal i 46 vjecarit.
Por avokati mbrojtës i 31 vjecarit, e argumentoi mungesën, duke thënë se klienti i tij ndodhej i karantinuar në pritje të përgjigjes për koronavirus.
‘’Personi nuk ka qenë ditën e ngjarjes në punë pasi ka asur shenja të Covid-19 rej 3 ditësh. Ka marrë trajtim në urgjencën e spitalit. Ditën e ngjarjes i është rekomanduar që të bëhet tesit i Covid për shkak të shenjave. Ky perojn nuk duhet të lëvizte derisa të dilte përgjigja e tamponit.”
Por gjykata nuk e mori parasysh këtë argument dhe mbajti në qeli zyrtarin e drejtorisë së bujqësisë pranë bashkisë Berat, masë sigurie që u paralajmërua se do të apelohet nga avokati!
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?