Tiranë, 18 janar – “Ne duam ta shfrytëzojmë energjinë e re që ka dalë nga protesta e studentëve për të shtyrë përpara reformën në arsimin e lartë”.
Kështu deklaroi sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin, një takim i organizuar me ministrat e përfshirë në grupin e punës, rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.
Drafti, tha Shahini, synon të adresojë nevojat e sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri.
Duke folur mbi mënyrën si është ndërtuar drafti, Shahini tha se “nën udhëheqjen e zv/Kryeministrit Erion Braçe, të gjithë ministrat si dhe deputetët e PS-së zhvilluan gjatë muajit dhjetor një bashkëbisedim me universitetet për të zbërthyer problematikat dhe për të identifikuar zgjidhjet më të mira për adresimin e problematikave.
“”Procesi ka zgjatur 6 javë dhe sot kemi një draft fillestar. Ne kemi nevojë për vërejtjet dhe sugjerimet tuja, por ky takim është pikënisje që ky dialog të niset mbarë”, tha Shahini.
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit