Kryeministri Edi Rama në seancën e kësaj të enjteje ka marrë fjalën dhe është përgjigjur për arsyet pse nuk ka qenë i pranishëm në nënshkrimin e Bordit të Paqes në Davos. Rama ka thënë se ka zgjedhur të mikpresë vajzën e Donald Trump dhe jo të pranonte ftesën e babait.
Duket se kryeministri ka zgjedhur një formë ironike për t’u përgjigjur.
“Që mos të shqetësoheni pse nuk jam atje, se mezi prisnit që të shihnit atje. Në fakt unë duhet të bëja një zgjedhje: t’i përgjigjesha babait apo të mikprisja vajzën këtu në Shqipëri, dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait. E dyta, duke qenë se zoti Mediu është ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës, unë prisja nga zoti Mediu në fakt që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës, por s’ka problem, se nuk shohim asnjë arsye për të parë divergjenca të tilla.” – tha Rama.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...