Ministri i Diasporës, Pandeli Majko e ka cilësuar thjesht retorikë dhe kapital politik debatin e fundit qeveri-opozitë si dhe ngritjen e komisionit hetimor për rolin e Lulzim Bashës në kohën që ka qenë pjesë e UNMIK-ut në Kosovë.
“Ne në Shqipëri kemi deklaruar datën e zgjedhjeve, na ndajnë rreth 100 ditë dhe retorikat e përplasjeve janë të natyrshme” tha Majko.
Ministri i Diasporës megjithatë ka thënë se ndonëse kjo e tërë për të është retorikë e pastër, ai nuk parashikon një zbutje të toneve.
“Jo! Nuk besoj, të jemi të sinqertë, kjo histori do të jetë deri në 25 prill. Pas 25 prillit do të ju duket çudi sa gjëra do të ndryshojnë. Debati i politikanëve shqiptarë është për të mbledhur secili votat e veta dhe pas 25 prillit është një histori e re” u shpreh ai./lapsi/
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...