Korrupsioni në arsim është prezent në të gjitha vendet e Evropës Juglindore, sipas studimit të realizuar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” për 2018-2019, por perceptimi më i lartë shënohet në Serbi, i ndjekur më pas nga Shqipëria.
77% e të rinjve shqiptarë deklarojnë se në universitete ka raste të studentëve që blejnë provimet apo paguajnë për kalimin e vitit akademik, 80% e të rinjve në Serbi, ndërsa në Kosovë 62% e më pak i përhapur ky fenomen është në Kroaci me 49% .
“Po kam dëgjuar, 700 euro per provim … te shkencat, politekniku. Janë raste individuale, ka që nuk frekuentojnë dhe marrin notë”, shprehen studentët.
E vendin e parë Shqipëria e mban për moskryerjen e praktikës apo intershipeve gjatë edukimit të tyre, me vetëm 21% e të rinjve të moshës 16-27. Edhe nëse janë bërë pjesë e stazheve, të rinjtë shqiptarë janë të pakënaqur me cilësinë e tyre; pasi nuk ju shërben për t’u punësuar. /Top Channel
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...
Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshua...
“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...