Me 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë votoi marrëveshjen e protokollit për emigrantët Shqipëri-Itali.
Po çfarë përmban në thelb marrëveshja Shqipëri-Itali?
Shqipëria nuk do të paguajmë para për strehimin e përkohshëm të emigrantëve dhe Italia do të largojë secilin prej tyre menjëherë pasi të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil.
Kjo është garancia që jep qeveria shqiptare për marrëveshjen Rama-Meloni, përmes disa detajeve të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim. Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj strukturat për qëndrimin e emigrantëve.
Kufiri maksimal i personave që mund të qëndrojnë të strehuar në të njëjtën kohë është jo më shumë se 3 mijë persona.
Italia përballon çdo shpenzim për emigrantët e strehuar përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër të paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare. Afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se sa koha e nevojshme për procedurat e azilit/mbrojtjes.
Marrëveshja për emigrantët u finalizua më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni./abcnews.al
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...
“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë ...
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...