Prokuroria kërkoi arrest me burg për 14 nga 19 të arrestuarit për aktet e dhunës në protestën e së shtunës. Ata akuzohen për shkatërrim prone dhe kundërshtim të policisë.
Pas disa orësh diskutime gjykata pritet të shpallë edhe vendimin për ta.
Por seanca gjyqësore nuk ka kaluar pa kundërshti. Që në fillimin e seancës 14 të pandehurit që ndodheshin në sallën e gjyqit kanë filluar të brohorasin “Rama ik”.
Gjatë seancës një prej të arrestuarve deklaroi se nuk kishte bërë asnjë krim, por kishte hipur mbi skelë për t’i shpëtuar jetën një personi tjetër, transmeton top channel.
“Unë shpëtova një jetë njeriu, një plak 76 vjeç, që ishte shtrirë përtokë. Ky ka qenë veprimi im. Kam shkuar lart. I shpëtova jetën atij prindi, atij 76-vjeçari, këtë veprim kam bërë. E kemi ulur poshtë dhe kam ikur. Kam shpëtuar një jetë njeriu dhe sot unë quhem kriminel”, u shpreh ai.
Ndërsa një tjetër mohoj që të ketë qenë në protestë.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...