Qytetarët që protestuan për 7-vjeçaren Jonada Avdia që u vra në Himarë kanë telefonuar kryeministrin Edi Rama kur ndodheshin para zyrës së tij.
Ka qenë pedagogia dhe e afërmja e vogëlushes, Ilirjana Kuçana që ka telefonuar Ramën para kamerave, por ai nuk është përgjigjur.
“Po telefonojmë live kryeministrin për t’i kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit. Rama nuk e hap telefonin.
Ai nuk është kryeministri i popullit, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Jonadën në çdo institucion.
Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë Shqipërinë, duke i kërkuar Kryeministrit të vendit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin.
Këtë do ta bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë. A duhet që në këtë vend të mbahet përgjegjësi”, – tha Kuçana.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran