Ndërkohë që mijëra njerëz nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë nisur drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së opozitës së bashkuar, një tjetër event politik po organizohet në Vlorë.
Bëhet fjalë për një vizitë të kryeministrit Edi Rama, që ka njoftuar prezencën e tij në Sheshin e Flamurit, në të njëjtën orë që do të startojë protesta para kryeministrisë në kryeqytet.
“Bashkia që duam”, do të jetë në fokusin e takimit të Ramës me qytetarë të Vlorës, një qark ku kryeministri ka marrë edhe mandatin e deputetit.
Kryeministri Rama preferoi të mos qëndrojë në zyrë ditën e sotme, por të vijojë agjendën e tij të punës, që përkonte pikërisht me aktivitetin në qytetin bregdetar./tch
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK