Protestë para bashkisë Tiranë, mbështetës të Berishës e Metës vazhdojnë “ritualin” e përjavshëm

15:59 | 4 Dhjetor 2024
R J

Një grup i vogël mbështetësish të opozitës u mblodhën sërish sot në protestë para Bashkisë së Tiranës.

Për rreth 30 minuta, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë vijuan fjalimet.

Nuk munguan as akuzat ndaj SPAK-ut. Madje u paralajmërua dhe një protestë para tij. Në protestë foli dhe djali i Fahri Balliut.

Më pas, protestuesit u shpërndanë dhe thanë se protestat do t’i vijojnë përsëri./abcnews/

Të ngjashme