Mbi 50 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës deri më tani pas protestës së zhvilluar përpara selisë së PD-së. Pas protestës, e cila degradoi në përdorim të sendeve të forta dhe gazeve lotsjellëse, mësohet se policia ka shoqëruar me dhjetëra persona. Të ndaluarit janë dërguar në komisariate dhe në drejtorinë vendore të policisë në kryeqytet.
Policia e Shtetit bëri të ditur se “do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë”./lapsi.al/
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...
Izraeli ka filluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike t...
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...