Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paditur në Prokurorinë e Tiranës ministrin Sandër Lleshaj, si edhe disa efektivë policie për përdorimin e gazit lotsjellës në protestë.
Sipas PD, përdorimi i gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën është i paligjshëm.
Në daljen për mediat, Gazment Bardhi u shpreh se Prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj, pasi në të kundërt fundi i prokurorëve që i shërbejnë qeverisë dhe krimit do të jetë i njëjtë si i qeverisë.
“Fundi i prokurorëve që i shërbejnë qeverisë dhe krimit do të jetë i njëjtë si i qeverisë. Prokurorët nuk kanë për të kaluar vettingun duke i shërbyer qeverisë. Kjo qeveri i trajton qytetarët si njerëz të kategorisë së dytë”, u shpreh Gazmend Bardhi.
Po sipas tij nuk është ushtruar dhunë ndaj policëve, dhe se ata që shkuan në spital nuk kishin asnjë dëmtim.
“Aktorët-policë shkuan në spital sa për të bërë foto me ministrin”, u shpreh Bardhi./tch
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë