Protesta e opozitës është duke vijuar e qetë, por në momente të caktuar ka disa përplasje mes policisë dhe opozitës.

Kreu demokrat Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestë bëri thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai u bëri thirrje forcave të policisë që të heqin kapelet dhe të arrestojnë Ramën.

“Arrestojeni, bëni detyrën tuaj. Arrestojeni para se ta bëjë populli”, deklaroi Basha.
Basha theksoi se beteja e nisur nga opozita do të çlirojë vendin nga krimi dhe korrupsioni.

“Sovrani është populli shqiptar dhe jo kriminelët. Kjo është një betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze, duke çliruar zgjedhjet, duke çliruar vendin, do të çlirojë vogëlushët, teksa ndiejnë pamundësinë e prindërve për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Ky udhëtim do të çlirojë qytetarët dhe të gjithë socialistët e ndershëm”, tha Basha.

Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...