Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” 10 nga 11 të arrestuarit, ndërsa për D. P. dha arrest me burg. Seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 11 të arrestuarve, në lidhje me protestën para Kuvendit të Shqipërisë ku mbetën të plagosur 12 efektivë policie, u zhvillua këtë të dielë, duke nisur nga ora 11 e mëngjesit.
Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për ta, ndërkohë që të pranishëm në seancë janë parë edhe deputetë të opozitës, nga PD dhe LSI. Familjarët e protestuesve nuk janë lejuar të futen në sallën e gjyqit, por janë mbledhur jashtë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, duke protestuar për lirimin e të afërmve të tyre
Mediet u lejuan vetëm për pak minuta në fillim, më pas seanca ka vijuar me dyer të mbyllura. Policia e Tiranës, ndërkohë, kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie, për shkak të informacioneve se mund të kishte përpjekje për cënim të seancës gjyqësore. Për shkak të masave për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në sallë pati edhe një përplasje fizike fillimisht mes deputetëve dhe avokatëve të të pandehurve.
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00
Votimi i organizuar në veri, Elshani: Jemi në kontakt me KQZ...