Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të shtune.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”. Më pas, turma u zhvendos drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë protestës u mbajtën fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm ndërsa aktivisti Edison Lika njoftoi nga podiumi se qytetarët do të rikthehen sërish të hënën para Parlamentit.
“Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do të jemi”, deklaroi Lika.
Ai ftoi në podium edhe një protestues të ardhur nga Britania e Madhe, i cili sipas organizatorëve ishte dhunuar gjatë protestës së së enjtes para Parlamentit.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...