Pak para se të përfundonte protesta e Partisë Demokratike në Tiranë të Shqipërisë janë shoqëruar 44 persona në komisariatet e kryeqytetit shqiptar.
A2CNN raporton se 18 të shoqëruar janë tek Komisariati Nr. 1, pesë persona të tjerë janë dërguar tek Komisariati Nr. 3 dhe 21 nga pjesëmarrësit në protestë ndodhen te Komisariati Nr. 6.
Opozita bllokoi për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.
Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, me forcat e rendit që përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë grumbullimet te Bashkia e Tiranës dhe sheshi Willson.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...