Dita e sotme është dita e gjashtë e protestës së opozitës në çadrën ngjitur pranë godinës së Kryeministrisë.
Sot zhvillohet gjithashtu senca plenare në Kuvend por që opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.
Vetëm pas caste më parë pranë çadrës së protestuesve u ngrit flamuri nën ritmin e Himnit Kombëtarë.
Përmes një deklarate për shtyp mbrëmjen e së mërkurës, Basha ftoi gjithë deputetët e Kuvendit, përfshirë dhe ata të majtë, që t’i bashkohen çadrës sot dhe të mos shkojnë në seancën plenare.
“Në këtë tendë, do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nga kjo tendë, ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekorde kriminale, që të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, ky është parlamenti shqiptar, thuhet ne deklaraten e kreut te PD-së”, tha Basha.
“Grupi Parlamentar i PD do ta bëjë seancën parlamentare këtu, me qytetarët. Deputetët e opozitës do të jenë të gjithë këtu. Këtu është vendi për çdo deputet tjetër të majtë që nuk është i lidhur me krimin që nuk i ka borxh këtij populli, i siguroj se qytetarët do t’i respektojnë nëse vendosin të jenë pjesë e këtij Parlamenti të vërtetë.
Të vetmit që nuk janë të ftuar në këtë tendë të mos u shkojë mendja t’i afrohen këtij parlamenti popullor janë 19 deputetët me rekordet kriminale. Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti”, shprehet Basha në deklaratë./albeu.com/
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...