Pasi qëndruan në ambientet e stacionit të policisë për disa orë, janë lënë të lirë 21 protestues të ndaluar nga policia në protestën e së martës në Tiranë.
Deputetja Lindita Metaliaj bën me dije se protestuesit e ndaluar ishin nga Lezha dhe Shkodra dhe ata qëndruan prej mbrëmjes së djeshme në komisariatin nr.6 në Tiranë.
Metaliaj e cilësoi ndalimin e protestuesve si të paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Mbrëmjen e kaluar opozita mbajti për më shumë se 3 orë të bllokuara 5 kryqëzime kyçe të Tiranës. Gjatë protestës pati dhe momente tensioni, ku protestues dhe përfaqësues të opozitës u përplasën me policinë, e cila përdori dhe ujin me presion për t’i larguar nga rruga. /Telegrafi/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...