Tre punonjës të Policisë Bashkiake janë lënduar gjatë protestës së banorëve të Unazës së Madhe.
Pas hedhjes së flakadanëve me ngjyrë blu dhe shashkave drejt efektivëve të policisë, ata janë afruar dhe kanë nisur përplasjen fizike duke tentuar që të thyejnë kordonin dhe të futeshin brenda godinës së Bashkisë së Tiranës.
Nga kjo përplasje kanë marrë dëmtime fizike disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake, të cilët kanë marrë ndihmën e parë brenda ambienteve të bashkisë.
Deri më tani, janë shtatë punonjës të Policisë Bashkiake që kanë marrë dëmtime me mjete të forta dhe që janë dërguar për të marrë mjekim të specializuar në spital./Top Channel
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...