Ai shton se edhe pse janë afër detit, peshku nuk preferohet shumë në krahasim me mishin dhe gatime të tjera. Sa i përket fluskit të turistëve, këtë vit nuk ka rënë, përkundrazi turistët nga trojet vazhdojnë të vijnë çdo verë në Shëngjin.
“Sivjet fluksi i turistëve është më mirë në përgjithësi, kjo ndoshta nga fakti se infrastruktura është më e mirë në Shëngjin, pasi sivjet është përmirësuar dukshëm dhe ka një ndryshim të madh. Kjo reflektohet edhe me ardhjen e pushuesve dhe për fat të mirë Shëngjini po frekuentohet shumë nga qytetarët kosovarë. Këtu zakonisht përdoren gatime tradicionale të Kosovës, pasi të vetmit pushues këtu janë nga Kosova dhe kuzhina, pjesa dërrmuese është kuzhinë tradicionale e Kosovës, madje edhe kuzhinierët, kamarierët, janë pothuajse të gjithë të ardhur nga Kosova”.
“Çmimet janë relativisht të pranueshme. Për shembull për një familje me katër persona, një drekë shumë e mirë shkon te 30 euro. Çmimet e akomodimit pastaj janë nga 25 deri në 40 apo 50 euro, por brenda këtij çmimi futen edhe disa shërbime të tjera, siç është parkimi, shezlonet në plazh etj. Pra edhe këto futen në pjesën e çmimit,” thotë Gjovalin Baca.
Megjithëse disa investime janë bërë nga ana e pushtetit vendor sërish ka ende shumë punë për t’u bërë. Banorët e Shëngjinit, pronarët e lokaleve por edhe pushuesit ankohen për mosgrumbullimin në kohë të mbeturinave, të cilat tani në vapë kundërmojnë erë të keqe dhe bëhen burim sëmundjesh.
Gjovali, ngrit edhe një shqetësim tjetër, faktin që nga ana e pushtetit vendor në ikje janë dhënë leje për të ngritur lokale me dërrasa në mes të plazhit për periudhën e verës. Këto lokale jo vetëm që bien ndesh me ligjin por dëmtojnë edhe bizneset e vjetra që janë rreth e qark zonës.
“Problemi me Bashkinë këtu çalon sepse është një periudhë pak e keqe, periudhë tranzicioni po e quajmë. Kjo periudhë përkoi keq në kohën e sezonit, pasi te ne për herë të parë po implementohet një sistem i ri, bashkim i disa njësive vendore. Për shembull njësia vendore siç ka qenë komuna e Shëngjinit, tani shkrihet me Bashkinë e Lezhës, dhe nuk ka më komunë. Por këta persona që janë tani, janë në ikje dhe siç duket…”.
“Po është rregulluar shëtitorja, por desha të them punën e komunës që ishte në pushtet. I ka dhënë leje një personi për të ngritur një lokal në mes të rërës, siç mund ta tregoj kamera. Ky është skandal, dikush duhet ta frenoj, por në ikje, ky person siç duket i kanë mbet edhe disa gjëra për të marrë edhe do ti marr edhe ca. Këto gjëra shqetësojnë pushuesit, na shqetësojnë ne si biznese. Pastaj problem është edhe pastrimi, kanë sjellë aty kazanët e mbeturinave, por nuk i pastrojnë nuk i dezinfektojnë, nuk i sistemojnë, është për faqe të zezë. Kundërmon erë shumë të keqe, dhe po na shqetëson kjo gjë, jemi në pikë të hallit”.
Ai thotë se për momentin nuk kanë as ku të ankohen deri sa të vij kryebashkiaku i ri.
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...